RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet samiti mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian

shqiperi,-mbahet-samiti-mbi-planin-e-rritjes-te-bashkimit-evropian

Në Shqipëri ka filluar samiti mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian (BE), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së do të diskutojnë për planin e rritjes dhe integrimin ekonomik, raporton Anadolu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë liderët dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në samit, si kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministrin serb Gjuro Macut, kryeministrin malazez Milojko Spajiq, kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH-së Borjana Krishto dhe komisioneren për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos.

Samiti për Planin e Rritjes me temë “Rruga jonë drejt BE”, ka në fokus diskutimet për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të BE-së.

Samiti do të zhvillojë punimet në dy panele diskutimesh me temë: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”.

Në përfundim të punimeve të samitit, kryeministri Rama dhe komisonerja Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Autoritetet shqiptare e kanë konsideruar samitin e sotëm një tjetër ngjarje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare

Related posts

Kryediplomati bullgar: Ka shanse që Sofja dhe Shkupi t’i zgjidhin problemet disa dekadëshe

admin

Katari kritikon planet e Ben-Gvir për Al-Ak’sanë

Muhamet Ramadani

“Fëmija i ëmbël, i kthyer në vrasës gjakftohtë!”- Profili kontradiktor i atentatorit të Trump: Si njihej nga miqtë Thomas Crooks? Ja çfarë është zbuluar rreth 20-vjeçarit

admin