RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Java vendimtare për presidentin, Haxhiu: Shpresoj të arrihet konsensus

java-vendimtare-per-presidentin,-haxhiu:-shpresoj-te-arrihet-konsensus

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar se javët në vijim janë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit, duke kundërshtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ajo ka bërë thirrje që partitë politike të intensifikojnë takimet dhe të angazhohen për një zgjidhje të përbashkët, duke theksuar se procesi mund të përmbyllet shpejt nëse ekziston vullneti politik.

“Kjo javë është vendimtare. Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike… në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh,” ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, ftesat për takime po bëhen nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa ajo ka shtuar se është e gatshme të ndërmarrë hapa të tillë nëse kërkohet nga subjektet politike.

“Nëse partitë politike presin ftesa nga unë si ushtruese e detyrës së presidentes, natyrisht që do t’i ftoj, por nuk kam parë kërkesa,” ka thënë ajo.

Haxhiu ka nënvizuar se është në interes të vendit që të shmangen zgjedhjet e reja, duke pasur parasysh sfidat e brendshme dhe zhvillimet ndërkombëtare.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, qytetarët nuk i duan zgjedhjet në këtë moment,” është shprehur ajo.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për unitet politik, duke kërkuar që çështja e presidentit të zgjidhet përmes konsensusit, ndërsa debatet e tjera politike të lihen për më vonë.

Këto komente Haxhiu i bëri pas pjesëmarrjes në Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe përvjetorit të rënies së heroit Sali Çekaj. /

Related posts

Kina përfshin Turqinë në listën e vendeve ku mund të zhvillohen udhëtime turistike në grup

Muhamet Ramadani

Tensionet në Veri, QUINT dhe BE reagojnë sërish: Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave

Muhamet Ramadani

Princi saudit thuhet se ka kërkuar nga Trump “të vazhdojë” luftën me Iranin

Muhamet Ramadani