Pas reshjeve të dendura që prekën Greqinë Perëndimore, banorët në Epir, Korfuz dhe Kostur po përballen me dëme të mëdha. Shumë fusha janë përmbytur, ka rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluar, ndërsa mungesa e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm vazhdon në disa komunitete.
Katro prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence. Në Korfuz, pavarësisht punës së ekipeve të pastrimit, reshjet rikthehen herë pas here, duke e bërë terrenin të paqëndrueshëm. Rrugë të dëmtuara rëndë, erozione nën banesa dhe një rrugë bregdetare e papërshkueshme përshkruajnë situatën aktuale.
Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e ka cilësuar gjendjen dramatike, me 20 komunitete pa ujë, pa energji dhe me akses të kufizuar. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe nesër.
Probleme serioze janë raportuar edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në zonat malore kanë rënë flokët e parë të dëborës. Ndërsa parashikohet përmirësim gradual i motit, sinoptikanët paralajmërojnë një cikël të ri reshjesh nga e marta.

