RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moti i keq godet Greqinë Perëndimore: Zona pa energji, disa rajone në gjendje emergjente

moti-i-keq-godet-greqine-perendimore:-zona-pa-energji,-disa-rajone-ne-gjendje-emergjente

Pas reshjeve të dendura që prekën Greqinë Perëndimore, banorët në Epir, Korfuz dhe Kostur po përballen me dëme të mëdha. Shumë fusha janë përmbytur, ka rrëshqitje dheu dhe fshatra të izoluar, ndërsa mungesa e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm vazhdon në disa komunitete.

Katro prefektura dhe gjashtë bashki të Epirit janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence. Në Korfuz, pavarësisht punës së ekipeve të pastrimit, reshjet rikthehen herë pas here, duke e bërë terrenin të paqëndrueshëm. Rrugë të dëmtuara rëndë, erozione nën banesa dhe një rrugë bregdetare e papërshkueshme përshkruajnë situatën aktuale.

Kryebashkiaku i Korfuzit të Veriut e ka cilësuar gjendjen dramatike, me 20 komunitete pa ujë, pa energji dhe me akses të kufizuar. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe nesër.

Probleme serioze janë raportuar edhe në Arta, Janinë, Prevezë dhe Thesproti. Në zonat malore kanë rënë flokët e parë të dëborës. Ndërsa parashikohet përmirësim gradual i motit, sinoptikanët paralajmërojnë një cikël të ri reshjesh nga e marta.

Related posts

Numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga Iz’raeli në Ga’za rritet në 40.819

admin

Po punonte me eskavator, burri në Kosovë zbulon 100 plumba në tokë dhe armë shpërthyese

admin

RMV: Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

admin