RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

mungesa-e-transportit-publik-–-shkaktohen-kolona-te-gjata-ne-kryeqytet

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik në dispozicion për qarkullim në kryeqytet.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Stacionet e autobusëve në kryeqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik, teksa kolonat e gjata kanë shkaktuar kaos në trafik.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.

Related posts

Ministri iranian konfirmon: Izraeli kreu sulm kibernetik ndaj pikave të karburantit në Iran

Muhamet Ramadani

OKB paralajmëron për konsumin në rritje të ujit

admin

Shefi i OKB-së thirrje për uljen e tensioneve në Irak

admin