RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosovë, 28 Nëntori do të jetë ditë pushimi për administratën publike

kosove,-28-nentori-do-te-jete-dite-pushimi-per-administraten-publike

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e premtja do të jetë ditë pushimi për nëpunësit e administratës publike me rastin e Festës së 28 Nëntorit.

Në komunikatën e MPB-së thuhet se dita e premte, do të jetë ditë pushimi, duke uruar 28 Nëntorin.

Festa e 28 Nëntorit shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe në të gjithë vendin organizohen aktivitete kulturore e ceremonialet tradicionale.

Kujtojmë se 28 Nëntori për Kosovën është festë e katërfishtë, është: Dita e Flamurit që lidhet me Skënderbeun; Dita e Pavarësisë së Shqipërisë; Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related posts

“Ujë dhe kripë”: Banorët e Qusrës mbeten të bllokuar nga kolonët izraelitë

Muhamet Ramadani

Izraeli planifikon të mobilizojë 400 mijë rezervistë për shkak të zgjerimit të ofensivës në Liban

Muhamet Ramadani

Izraeli, kupolë mbrojtëse kibernetike Shqipërisë

Muhamet Ramadani