RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit, e quan vend aleat dhe partner strategjik

turqia-uron-shqiperine-per-diten-e-flamurit,-e-quan-vend-aleat-dhe-partner-strategjik

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e Ditës së Flamurit, e cila shënohet më 28 nëntor, transmeton Anadolu.

Mesazhi i urimit i Turqisë për Shqipërinë thekson miqësinë e qëndrueshme dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë”, shkroi ministria turke në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Dita e Flamurit festohet çdo 28 nëntor si festë në diasporën shqiptare, e cila përkon me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912 dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali.

Related posts

Lufta në Gaza/ Blinken: Jemi të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah

admin

Forcat izraelite bastisin sërish Xhaminë Al-Aksa, sulmojnë besimtarët brenda

admin

Von der Leyen: BE e tronditur nga sulmet me raketa ruse në qytetet ukarainase

admin