RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: BE e tronditur nga sulmet me raketa ruse në qytetet ukarainase

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte “e tronditur dhe e mërzitur” nga sulmet me raketa ruse në shumë qytete të Ukrainës.

“Rusia i ka treguar edhe një herë botës se çfarë përfaqëson: terror dhe brutalitet”, theksoi von der Leyen duke folur në qytetin estonez Narva, pranë kufirit me Rusinë, së bashku me kryeministren estoneze Kaja Kallas.

“Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne jemi në zi për viktimat dhe u shpreh ngushëllimet më të thella miqve tanë ukrainas”, theksoi von der Leyen.

“Unë e di që ukrainasit nuk do të frikësohen dhe ukrainasit e dinë se ne do të jemi pranë tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ajo.

Related posts

Më të pabesët në histori: a e dini sa herë e ka shkelur Izraeli marrëveshjen e armëpushimit në Gaza?

admin

Pas Ramës, Dritan Abazoviç jep lajmin: Mali i Zi nis programin hapësinor

admin

Mijëra njerëz në Srebrenicë për të shënuar 31-vjetorin e gjenocidit, zhvillohet varrimi kolektiv i 10 viktimave

Kushtrim Guraj