RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi, rritet në 174 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

indonezi,-rritet-ne-174-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-dhe-rreshqitjet-e-dheut

Është rritur në 174 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në ishullin Sumatra të Indonezisë, transmeton Anadolu.

Kushtet e pafavorshme të motit që kohët e fundit kanë marrë shumë jetë, vazhdojnë ndikimin e tyre në Indonezi. Kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Suharyanto tha se numri i të vdekurve në Sumatrën Veriore është rritur në 116 ndërsa në Aceh në 35.

Ai theksoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupat e 23 personave në Sumatrën Perëndimore. Ndërkohë janë duke vazhduar përpjekjet e kërkim-shpëtimit për 74 persona të zhdukur.

Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike paralajmëroi se kushtet e pafavorshme të motit do të vazhdojnë për disa ditë. Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se mijëra shtëpi dhe ndërtesa u përmbytën nga shirat, duke zhvendosur mijëra familje.

Më tej u tha se edhe tokat e mbjella me oriz, bagëtitë dhe hapësirat publike janë dëmtuar nga përmbytjet.

Related posts

Ministria e Jashtme e Sirisë: Kina do të rihapë ambasadën e saj në Damask në fillim të vitit 2026

RTI

Rama: Aeroporti i Tiranës me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë

admin

EUROPOL jep detajet: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

admin