RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku: Armatosja e Ukrainës, moralisht e pranueshme

papa-francesku:-armatosja-e-ukraines,-moralisht-e-pranueshme

Armatosja e Ukrainës mund të jetë e pranueshme nëse plotësohen kushtet e moralit, ka thënë të enjten Papa Françesku, shkroi “Le Monde”.

Pas kthimit nga vizita treditore në Kazakistan, Papa ka thënë se nuk është e pranueshme nëse do të bëhej me qëllim për të shitur armë apo për të nxitur më shumë luftëra.

“Mund të jetë imorale nëse bëhet me qëllimin për të nisur më shumë luftëra ose për të shitur më shumë armë, ose për të hequr qafe armët që nuk janë më në përdorim. Motivimi është ai që e cilëson moralin e këtij akti”, ka thënë ai.

Papa theksoi nevojën për të dialoguar me palët e përfshira në këtë situatë të krijuar që nga 24 shkurti.

“Besoj se është gjithmonë e vështirë të kuptosh dialogun me shtetet që janë në luftë. Unë nuk e përjashtoj dialogun me asnjë vend në luftë, edhe nëse ai vend është agresori”, tha ai.

Sipas tij, bisedimet janë e vetmja zgjidhje e arsyeshme për paqe. /koha

Related posts

Lufta në Ukrainë/ Paguajnë deri në 6 mijë dollarë për të ikur nga vendi, “dru” për të rinjtë ukrainas që nuk duan të rekrutohen dhe përpiqen të arratisen (VIDEO)

admin

Kolonët sulmojnë palestinezë e gazetarë në Bregun Perëndimor, ushtarët vetëm vëzhgojnë

admin

Serbia shpërblen studentet që lavdëruarn Mlladiqin në Bosnjë

Muhamet Ramadani