RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendja në vendkalimet kufitare – pritje të gjata te Dheu i Bardhë, Merdar dhe Muçibabë

gjendja-ne-vendkalimet-kufitare-–-pritje-te-gjata-te-dheu-i-bardhe,-merdar-dhe-mucibabe

Në vendkalimet kufitare me Serbinë edhe sonte (e shtunë) vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve me bashkatdhetarë që po vijnë t’i kalojnë pushimet në Kosovë, por edhe të atyre që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 22:20) pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë regjistruar në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse  30 minuta për të dalë nga Kosova. Ndërsa, kolona e automjeteve është 1.3 km në anën e Serbisë dhe 400 metra në anën e Kosovës.

Pritjet më të gjata janë në vendkalimin në Muçibabë, ku në dalje të Kosovës janë regsistruar pritje deri në 1 orë e 20 minuta, kurse kolona e automjeteve arrinë deri në 1.5 km.

Ndërsa në vendkalimin kufitar në Merdar bashkatdhetarët po presin deri në 1 orë për ta lëshuar Kosovën, kurse 10-15 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Në vendkalimet e tjera kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova nuk pritet më shumë se 10 minuta, përveç në Jarinë, ku  po pritet deri në 20 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

Related posts

Kremlini: Nuk ka arsye që Perëndimi të shqetësohet për anijet luftarake ruse në Kubë

admin

Reshjet e dendura në Khan Younis të Gazës përmbysin tendat e civilëve të zhvendosur

Muhamet Ramadani

Marko Rubio nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme

RTI