RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

shqiperi,-mbahet-proteste-antiqeveritare

Në Shqipëri është mbajtur sërish një protestë antiqeveritare, organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), raporton Anadolu.

Protesta me moton “Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve” është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.

Sipas organizatorëve, protesta mbahet kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe kundër mohimit të fjalës së opozitës në parlament.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestë u shpreh se kanë “hyrë në betejën vendimtare”.

“Nuk jemi ne ata që do presim nga një prokuror apo një gjykatës shpëtimin. Jo, shpëtimin do ta presin shqiptarët nga ne. Ne jemi shumë”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se çdo të hënë “do ta nisin javën me betejë”.

Gjatë protestës mbajtën fjalime edhe deputetë të opozitës dhe mbështetës të PD-së, ndërsa në pankarta u shfaqën mesazhe kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.

Partia më e madhe e opozitës, PD-ja, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në javët e ardhshme.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan edhe forca policore, ndërkohë nuk u shënuan incidente.

Related posts

SHBA lejon cisternat iraniane të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global

Hevzi

Rama: KFOR-i është një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi

admin

Prej sot e deri më 10 maj, Trafiku Urban ndryshon rrjedhën e qarkullimit

admin