RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

shqiperi,-mbahet-proteste-antiqeveritare

Në Shqipëri është mbajtur sërish një protestë antiqeveritare, organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), raporton Anadolu.

Protesta me moton “Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve” është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.

Sipas organizatorëve, protesta mbahet kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe kundër mohimit të fjalës së opozitës në parlament.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestë u shpreh se kanë “hyrë në betejën vendimtare”.

“Nuk jemi ne ata që do presim nga një prokuror apo një gjykatës shpëtimin. Jo, shpëtimin do ta presin shqiptarët nga ne. Ne jemi shumë”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se çdo të hënë “do ta nisin javën me betejë”.

Gjatë protestës mbajtën fjalime edhe deputetë të opozitës dhe mbështetës të PD-së, ndërsa në pankarta u shfaqën mesazhe kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.

Partia më e madhe e opozitës, PD-ja, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në javët e ardhshme.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan edhe forca policore, ndërkohë nuk u shënuan incidente.

Related posts

Masakra me 133 viktima në Moskë, Putin: Janë arrestuar 4 personat që kryen sulmin! Po tentonin të largoheshin në…

admin

Parakalimi i 215 ushtarëve në Mitrovicë, sqaron Mehaj

Muhamet Ramadani

VOA: Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare, mesazh për Kinën

admin