RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Prattipatin, ritheksohet përkushtimi i plotë për forcimin e partneritetit me ShBA-në

osmani-takon-prattipatin,-ritheksohet-perkushtimi-i-plote-per-forcimin-e-partneritetit-me-shba-ne

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati.

Në takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull.

“Në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral”, deklaroi ajo.

E para e shtetit ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Trump thotë se Kanadaja ka të drejtë të bëjë marrëveshje tregtare me Kinën

RTI

UNICEF: Numri i fëmijëve të zhvendosur në botë ka arritur në 43,3 milionë

admin

Lëvizja që demaskon sërish hipokrizinë e Trump ndaj palestinezëve…

RTI