RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident trafiku me fatalitet

aksident-trafiku-me-fatalitet

Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Koshtove, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të renda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës se Jugut.

Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Related posts

Shefi i NATO-s flet për “tensione në rritje në Kosovë” në muajt e fundit

Muhamet Ramadani

Ukraina bën thirrje për dialog me Poloninë, ndërsa tensionet rriten për titullin e njësisë ushtarake

Irfan Jahiu

Stano: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të lihen jashtë përfitimeve të BE-së

Muhamet Ramadani