RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Konakoviq me ministrin Fidan në Vjenë: Bosnja dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë

konakoviq-me-ministrin-fidan-ne-vjene:-bosnja-dhe-turqia-gezojne-partneritet-te-forte

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, sot në Vjenë bisedoi me homologun e tij turk, Hakan Fidan, duke konfirmuar se të dy vendet gëzojnë partneritet të fortë, transmeton Anadolu.

Konakoviq dhe Fidan folën përpara seancës së Këshillit Ministror të OSBE-së në Vjenë ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës në rrjetet sociale tha se Konakoviq pati bisedë miqësore dhe konstruktive me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

“Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë të bazuar në besim dhe se të dy vendet punojnë së bashku për një Ballkan të qëndrueshëm, të begatë dhe paqësor si dhe për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Related posts

Presidenti Erdogan vlerëson mediat turke për qëndrimin e tyre “të guximshëm” ndaj Gazës

admin

EURO 2024/ Mesazhe politike dhe thirrje shoviniste, UEFA reagon pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, nis procedurë disiplinore pas veprimeve të tifozëve serbë

admin

Bisedimet afgane të udhëhequra nga OKB-ja fillojnë në Katar pa talebanët

admin