RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Konakoviq me ministrin Fidan në Vjenë: Bosnja dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë

konakoviq-me-ministrin-fidan-ne-vjene:-bosnja-dhe-turqia-gezojne-partneritet-te-forte

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, sot në Vjenë bisedoi me homologun e tij turk, Hakan Fidan, duke konfirmuar se të dy vendet gëzojnë partneritet të fortë, transmeton Anadolu.

Konakoviq dhe Fidan folën përpara seancës së Këshillit Ministror të OSBE-së në Vjenë ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës në rrjetet sociale tha se Konakoviq pati bisedë miqësore dhe konstruktive me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

“Bosnjë e Hercegovina dhe Turqia gëzojnë partneritet të fortë të bazuar në besim dhe se të dy vendet punojnë së bashku për një Ballkan të qëndrueshëm, të begatë dhe paqësor si dhe për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Related posts

78 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima

admin

Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash derisa po punonte në një shtëpi

Muhamet Ramadani

Sindikata franceze i bën thirrje qeverisë të ndalë eksportet e armëve drejt Izraelit

Hevzi