RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza: 130 është numri i fitores

hamza:-130-eshte-numri-i-fitores

Pas tërheqjes së numrit të renditjes për subjektet politike në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar duke theksuar se numri 130 është simbol i bashkimit dhe stabilitetit për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Hamza ka shprehur besimin se ky numër është numri i bashkimit për Kosovën dhe njëkohësisht është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik.

Ai ka shtuar se numri 130 përfaqëson një drejtim të sigurt dhe rrugën evropiane për vendin, duke theksuar se ky është “numri i fitores.”

“130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores,” ka shkruar Hamza në postimin e tij.

Related posts

Sindikata e gazetarëve holandezë: Iz’raeli të mos bllokojë hyrjen e gazetarëve në Ga’za

admin

EMRI/ Vrau me çekiç bashkëshorten e tij rumune, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Itali

admin

Turqia dhe Nigeria nënshkruajnë 9 marrëveshje pas takimit të liderëve në Ankara

Irfan Jahiu