RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

1 i vdekur nga shpërthimi i një zjarri në tregun e Shën Petersburgut në Rusi

1-i-vdekur-nga-shperthimi-i-nje-zjarri-ne-tregun-e-shen-petersburgut-ne-rusi

Të paktën një person është gjetur i vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një treg në qytetin Shën Petersburg në Rusi, transmeton Anadolu.

“Fatkeqësisht një person është gjetur i vdekur gjatë procesit të shuarjes së zjarrit”, tha shërbimi për media i Ministrisë së Emergjencave.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass tha se flaka filloi në një ndërtesë tregu në lagjen Nevsky të qytetit rus.

Ministria ruse tha se një substancë shumë e ndezshme brenda ndërtesës shkaktoi një përhapje intensive të zjarrit, duke përfshirë gati 1.500 metra katrorë.

Raportohet se 96 zjarrfikës me 26 pjesë pajisjesh po vazhdojnë punën për të shuar flakët në treg.

Related posts

Japoni, urdhërohet evakuimi i mbi 100 mijë njerëzve për shkak të reshjeve intensive – VIDEO

admin

Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës lirohet nga akuzat për korrupsion

admin

Luftime të ashpra në Bahmut, raportohet për humbje të mëdha

admin