RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gucati: Gjithçka gati për protestën paqësore në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

gucati:-gjithcka-gati-per-protesten-paqesore-ne-shkup-ne-mbrojtje-te-ish-krereve-te-uck-se

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, u shpreh se gjithçka është gati për protestën e nesërme në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Gucati në Dukagjin u shpreh se edhe kjo protestë do të jetë si protestat e kaluara e qetë dhe paqësore.

“Gjithçka është gati dhe kanë përfunduar të gjitha përgatitjet tona dhe nesër do të mbahet një protestë paqësore ashtu siç u ka hije gjithë shqiptarëve”, u shpreh Gucati.

“I gjithë pluhuri i quar ishte panevojë pasi do të ketë protestë paqësore njësoj si në Prishtinë, Tiranë, Hagë do të protestojmë në mënyrë paqësore dhe këtë do ta bëjmë edhe ne. Protesta ka gjithmonë karakter të kërkimit të drejtësisë për çlirimtarët. Fjalën në protestë do ma marrë një fëmijë dëshmori, një veteran i UCK-së dhe do të flasë edhe Ali Ahmeti”, u shpreh Gucati.

Related posts

Spanjë, 500 të vdekur si pasojë e temperaturave të larta të ajrit

admin

Debati presidencial në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump nuk arrijnë dakordësinë për datën dhe vendin

admin

Shefi i diplomacisë turke do të marrë pjesë në një takim të fokusuar mbi Gazën në Miami

admin