RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja serbe: Deri në fund të vitit 2027 përfundon ndërlidhësi i gazit me Maqedoninë e Veriut

ministrja-serbe:-deri-ne-fund-te-vitit-2027-perfundon-nderlidhesi-i-gazit-me-maqedonine-e-veriut

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka bërë të ditur se po finalizohen procedurat e nevojshme për lëshimin e lejeve për ndërtimin e ndërlidhësit të gazit midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu.

Sipas ministres Gjedoviq Handanoviq, leja e ndërtimit duhet të lëshohet në mesin e vitit të ardhshëm, pas së cilës do të pasojë nisja e punimeve.

Njoftimi i ministres serbe erdhi pas një takimi me ministren e Energjisë së Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozhinovska dhe me grupin e përbashkët të punës të ngarkuar për realizimin e projektit.

Gjedoviq Handanoviq theksoi se parashikohet që drejtimi i ri i gazit të jetë 144 kilometra i gjatë, me një vlerë totale të vlerësuar në 153 milionë euro.

Mjetet e nevojshme, njoftoi ajo, tashmë janë planifikuar në buxhetin e Serbisë për vitin 2025.

Plani është që i gjithë projekti të përfundojë deri në fund të vitit 2027 dhe gazi të fillojë të rrjedhë nëpër ndërlidhësin në fillim të vitit 2028.

Related posts

​Dita e fundit në presidencë, vlerësime dhe kritika për punën e Vjosa Osmanit

Muhamet Ramadani

“Dy milionë njerëz në Gaza po përpiqen të mbrohen nga uria, sëmundjet dhe bombardimet izraelite”

admin

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin japonez në Indi

Muhamet Ramadani