RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot fillon dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë

sot-fillon-dergimi-i-fletevotimeve-per-votimin-me-poste

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se dërgimi do të nisë përmes operatorit ekonomik.

“Ju njoftoj se ditën e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45, KQZ përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vendi: Depo e DHL në Prishtinë”, ka thënë Elezi.

Rreth 58 mijë votues kanë përzgjedhur votimin me postë, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë pakon me fletëvotim në adresën e tyre.

Votimi përmes postës ishte planifikuar të fillojë të premten, por shtypja e fletëvotimeve në Slloveni të dedikuara për votuesit jashtë Kosovës, është përmbyllur vetëm më 12 dhjetor.

Related posts

Bie fluksi në pikat kufitare

Muhamet Ramadani

Mbi 14 mijë pacientë në lista pritjeje në gjithë Kosovën

Irfan Jahiu

23 aktakuza për krime lufte në Kosovë brenda 3 viteve

admin