RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, 25 persona të vdekur në sulmin me bombë në zyrën e një kandidati për deputet

pakistan,-25-persona-te-vdekur-ne-sulmin-me-bombe-ne-zyren-e-nje-kandidati-per-deputet

Sipas raportimeve paraprake, të paktën 25 persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën në sulmet me bombë që shënjestruan kandidatët për deputetë para zgjedhjeve që do të mbahen nesër në rajonin Baloçistan, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit “Geo News”, një sulm me bombë është kryer para zyrës së deputetit të pavarur Asfandyar Khan Kakar në zonën Pishin të Baloçistanit.

Në sulm humbën jetën 15 persona dhe u plagosën të paktën 30 të tjerë.

Bëhet e ditur se Asfandyar Khan Kakar nuk ndodhej në zyrë në momentin kur është kryer sulmi.

– Humbën jetën 10 persona

Një sulm me bombë është kryer në ndërtesën e Partisë Jamiat Ulema Islam (JUI-F) në zonën Killa Saifulah të Baloçistanit.

Në sulm humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Autoritetet kanë informuar se kreu i JUI-F për Baloçistanin, Maulana Abdul Wasey ka shpëtuar pa marrë plagë nga sulmi.

Para zgjedhjeve të përgjithshme dhe rajonale që do të mbahen nesër në Pakistan, vërehet rritje e sulmeve terroriste në Pakhtunkhwa dhe Baloçistan.

Më 31 janar në zonën Bajaur të rajonit Khyber Pakhtunkhwa, është krye sulm me armë ndaj Rehan Zeb Khan, kandidatit të pavarur të lidhur me Lëvizjen për Drejtësi në Pakistan (PTI), partisë së ish-kryeministrit Imran Khan.

Në sulm humbi jetën Rehan Zeb Khan dhe u plagosën 3 persona tjerë.

Ndërsa një politikan, anëtar i Partisë Popullore Kombëtare (ANP) në zonën Chaman të rajonit Baloçistan humbi jetën në një sulm me armë në zyrën e Komisionit Zgjedhor.

Related posts

Presidenti i ri i Sri Lankës jep betimin

admin

Turqi, rritet në 31.643 numri i viktimave si pasojë e tërmetit

admin

Erdoğan në Ukrainë: Nuk duam të përjetojmë një Çernobil të ri

admin