RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisionerja e BE-së, Lahbib: Ndihma për Gazën duhet të rrjedhë, jo të pikojë

komisionerja-e-be-se,-lahbib:-ndihma-per-gazen-duhet-te-rrjedhe,-jo-te-pikoje

Komisionerja Evropiane për Barazi, Përgatitje dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Lahbib tha se ndihma humanitare për Gazën ende po përballet me pengesa, duke shtuar se “Ndihma për Gazën duhet të rrjedhë, jo të pikojë”, transmeton Anadolu.

Lahbib i bëri këto komente për mediat gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Duke nënvizuar se palestinezët ende po vriten çdo ditë pavarësisht armëpushimit, Lahbib kujtoi udhëtimin e saj në Egjipt dy javë më parë, ku iu mohua hyrja në Gaza.

Ajo theksoi se qindra kamionë me ndihma po mbahen në pikën kufitare Rafah, duke theksuar se punonjësit e ndihmës përballen me pengesa të shumta administrative.

Lahbin tha se nevojat në Gaza janë të mëdha, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. “Ndihma për Gazën duhet të rrjedhë, jo të pikojë”, theksoi ajo.

– Do të diskutohen edhe ndihmat humanitare për Sirinë

Lahbib deklaroi se në kuadër të takimit do të diskutohen edhe ndihmat humanitare për Sirinë.

Ajo tha se 16 milionë njerëz në Siri ende kanë nevojë për ndihmë. Lahbib shtoi se ata së bashku me zhvillimin, do të diskutojnë se si mund të kontribuojnë më shumë në Siri në aspektin e ndihmës humanitare.

Related posts

SHBA mohon pretendimet se Kina po krijon bazë spiunazhi në Kubë

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite shpall ditën e parë të Ramazanit të mërkurën

Irfan Jahiu

Tërmet i fortë godet Shqipërinë, kjo është magnituda

admin