RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA mohon pretendimet se Kina po krijon bazë spiunazhi në Kubë

shba-mohon-pretendimet-se-kina-po-krijon-baze-spiunazhi-ne-kube

SHBA-ja të enjten mohoi pretendimet se Kina ka arritur marrëveshje me Kubën për ngritjen e një baze spiunazhi në vendin ishull, sipas një deklarate nga Pentagoni, transmeton Anadolu.

Plani i Kinës për ndërtimin e një strukture të inteligjencës elektronike në Kubë, siç raportohet në “The Wall Street Journal” (WSJ) duke cituar “zyrtarët amerikanë që kanë njohuri me inteligjencën e klasifikuar”, nuk është “i saktë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

“Mund t’iu them në bazë të informacioneve që kemi se nuk është e saktë. Nuk jemi në dijeni që Kina dhe Kuba mund të ndërtojnë çfarëdo lloji stacioni spiunazhi”, tha ai.

“Unë them se marrëdhëniet që kanë këto dy vende është diçka që ne e monitorojmë vazhdimisht”, shtoi ai.

Ryder tha se ata “me siguri” e dinë se Kina dhe Kuba mbajnë një lloj marrëdhënieje, por akuzat në media nuk pasqyrojnë të vërtetën. Ai shtoi se do të vazhdojnë të ndjekin nga afër “çdo aktivitet shqetësues” të Kinës në pjesë të ndryshme të botës.

– Kuba mohon pretendimet se Kina po krijon bazë spiunazhi në vend

Duke hedhur poshtë raportin, zëvendësministri i Jashtëm i Kubës, Carlos Fernandez de Cossio e quajti atë krejtësisht “të pavërtetë dhe të pabazë” dhe tha se një lajm i tillë “u bë me qëllimin keqdashës për të justifikuar forcimin e paprecedentë të bllokadës ekonomike, destabilizimit dhe agresionit kundër Kubës”.

Ai tha se qeveria kubaneze refuzon çdo “prezencë ushtarake të huaj në Amerikën Latine dhe Karaibe, përfshirë bazat dhe trupat e shumta ushtarake të SHBA-së dhe veçanërisht bazën ushtarake që ka pushtuar ilegalisht një pjesë të territorit tonë kombëtar në provincën e Guantanamos”.

Zyrtarët kubanë dhe kinezë kanë arritur një marrëveshje në parim që përfshin krijimin e një objekti që do të kryej grumbullimin e sinjaleve të inteligjencës, raportoi të enjten “WSJ”.

Kina në këmbim do t’i paguaj vendit të varfër ishullor miliarda dollarë, raportoi WSJ.

Related posts

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

admin

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

RTI

Gjermani, një xhami ka marrë një letër kërcënuese

rezart morina