RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët ilegalë izraelitë sulmuan xhaminë Al-Aksa në Kuds për të festuar festën e Hanukkah

kolonet-ilegale-izraelite-sulmuan-xhamine-al-aksa-ne-kuds-per-te-festuar-festen-e-hanukkah

Dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë sulmuan sot kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të festuar festën hebraike të Hanukkah, raporton Anadolu.

Kolonët e paligjshëm kryen rituale talmudike nën mbrojtjen e policisë izraelite, sipas korrespodentit të Anadolu. Festa tetë-ditore e Hanukkah shënohet nga 14 dhjetori deri më 22 dhjetor.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Izraeli gjithashtu aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një veprim që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Related posts

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e xhamisë “Ikra-Bashkimi”

Muhamet Ramadani

Policia e Kosovës kujdeset për rendin në veri

admin

Irak, vriten 7 ushtarë dhe disa të tjerë plagosen në sulmin ajror në bazën Habbaniyah

admin