RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 70.667 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-70.667-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 70.667 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit si dhe trupat e nxjerrë së fundmi nga rrënojat.

Në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë 6 të plagosur dhe 2 trupa të palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 393 persona, janë plagosur 1.074 të tjerë ndërsa 634 trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 70.667 ndërsa numri i të plagosurve në 171.151.

– Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

Related posts

Kryediplomati turk: Sulmet e paligjshme ndaj Iranit po e shtyjnë rajonin drejt një lufte më të gjerë

admin

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time ai do të qëllohet me armë”- Kamala Harris habit me deklaratën, më pas pendohet: S’duhet ta kisha thënë këtë, por… Çfarë ndodhi gjatë intervistës (VIDEO)

admin

Faton Bislimi jep dorëheqje nga kryesia e LDK-së

Muhamet Ramadani