RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia ndalon zyrtarët në veri të Mitrovicës të zëvendësojnë karriget e qytetit me simbole të Serbisë

policia-ndalon-zyrtaret-ne-veri-te-mitrovices-te-zevendesojne-karriget-e-qytetit-me-simbole-te-serbise

Policia e Kosovës ka ndërhyrë të martën në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, duke ndaluar zyrtarët komunalë që të largojnë karriget me ngjyra që simbolizojnë qytetin e Mitrovicës dhe t’i zëvendësojnë ato me karrige që simbolizojnë flamurin e Serbisë.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se policia ka reaguar pas pranimit të informatave për zhvillimin e punimeve në sallën e sporteve.

“Sot në orët e pasditës policia ka pranuar informacion se po zhvillohen punime në sallën e sporteve në Mitrovicë të Veriut. Ne kemi shkuar aty për t’u njoftuar me situatën dhe çdo gjë është sqaruar. Nuk ka ndonjë problem për të theksuar”, ka deklaruar Elshani.

Sipas tij, pas ndërhyrjes së policisë, situata është qetësuar dhe nuk është raportuar për incidente apo tensione të mëtejshme.

Related posts

Shefi i NATO-s: Aleatët evropianë të NATO-s do të investojnë 380 miliardë dollarë në mbrojtje në vitin 2024

admin

Izraeli zgjeron murin kufitar përballë fshatrave të rrënuara libaneze

RTI

Kur një sulm tjetër amerikan ndaj Iranit varet dhe nga Saudia…!

Muhamet Ramadani