RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut njoftoi investim prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia

kryeministri-i-maqedonise-se-veriut-njoftoi-investim-prej-120-milione-eurosh-nga-turqia,-gjermania-dhe-greqia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se do të realizohet një investim me vlerë totale prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia, raporton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Mickoski tha se janë në fazën e verifikimit dhe konfirmimit të tri investimeve të huaja shumë të rëndësishme.

– Këto investime do të sjellin mbi 1.500 vende të reja pune

“Njëra është në sektorin e industrisë automobilistike – turke, njëra në sektorin e industrisë së teknologjisë së lartë – gjermane dhe njëra në sektorin e farmacisë – greke”, tha Mickoski.

Ai shtoi se këto investime do të sjellin më shumë se 1.500 vende të reja pune.

Sipas tij, njëra nga investimet do të realizohet në zonën në Tetovë, ndërsa dy të tjerat në zonën e Shkupit.

Related posts

Lufta Izrael-Hamas, OKB: Nëntë anëtarë të UNRWA janë pushuar nga puna! Dyshohen se janë përfshirë në sulmet e 7 tetorit të vitit të kaluar

admin

Irani: Një sulm i ri nga SHBA-ja dhe Izraeli mund ta zgjerojë konfliktin përtej rajonit

admin

Arabia Saudite shpreh mbështetjen për vendimin e GJND-së

Muhamet Ramadani