RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Beograd, gjendet bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore

beograd,-gjendet-bombe-ajrore-nga-lufta-e-dyte-boterore

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se një bombë ajrore e Luftës së Dytë Botërore, e gjetur në kantierin e ndërtimit “Beogradi në ujë”, do ta largojnë, transportojnë dhe asgjësojnë të dielën herët në mëngjes, transmeton Anadolu.

Ministria serbe tha se bëhet fjalë për një bombë ajrore amerikane e tipit AN-M44, me peshë totale afër 470 kilogramësh dhe me mbushje shpërthyese 250 kilogramësh, e cila daton që nga bombardimet aleate të pozicioneve gjermane gjatë çlirimit të Beogradit në vitin 1944.

Mjeti shpërthyes është gjetur në rrugën “Nikolaja Kravcova”. Ekipi specialist i sektorit për situata emergjente më herët ka kryer zbulimin, identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes së bombës, në mënyrë që të garantojë kushte të sigurta për largimin dhe asgjësimin e saj.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë aty pranë, përfshirë zonën përreth Qendrës tregtare “Galerija” dhe pjesë të disa rrugëve, që të dielën nga ora 06:00 deri në orën 09:00 të largohen përkohësisht nga banesat e tyre.

Qytetarëve që nuk mund të largohen nga banesat u është rekomanduar të hapin dritaret, të ulin grilat dhe të qëndrojnë larg dritareve. Vendndodhja ku është gjetur bomba po sigurohet nga pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë së Beogradit.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve kompetente dhe të monitorojnë informacionet në media në mënyrë që aksioni të realizohet në mënyrë të sigurt dhe në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Related posts

“Superpuna” e zgjeron grupmoshën e ndërmjetësimit të të punësuarve deri 29 vjeç

admin

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit

admin

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

RTI