RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut njoftoi investim prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia

kryeministri-i-maqedonise-se-veriut-njoftoi-investim-prej-120-milione-eurosh-nga-turqia,-gjermania-dhe-greqia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se do të realizohet një investim me vlerë totale prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia, raporton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Mickoski tha se janë në fazën e verifikimit dhe konfirmimit të tri investimeve të huaja shumë të rëndësishme.

– Këto investime do të sjellin mbi 1.500 vende të reja pune

“Njëra është në sektorin e industrisë automobilistike – turke, njëra në sektorin e industrisë së teknologjisë së lartë – gjermane dhe njëra në sektorin e farmacisë – greke”, tha Mickoski.

Ai shtoi se këto investime do të sjellin më shumë se 1.500 vende të reja pune.

Sipas tij, njëra nga investimet do të realizohet në zonën në Tetovë, ndërsa dy të tjerat në zonën e Shkupit.

Related posts

A mund t’i shpëtojë bota e pasur krizës së foshnjave? Qeveritë po shpenzojnë miliarda për të shmangur katastrofën, por…

admin

Papa Françesku: Prishja e pauzës humanitare në Gaza është trishtuese

Muhamet Ramadani

Kryparlamentari turk viziton Xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup

admin