RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani dënon njohjen e Somalilandit nga Izraeli si të paligjshme dhe provokuese

pakistani-denon-njohjen-e-somalilandit-nga-izraeli-si-te-paligjshme-dhe-provokuese

Pakistani ka dënuar ashpër vendimin e Izraelit për të njohur rajonin e Somalilandit, duke e cilësuar atë si një veprim të paligjshëm dhe provokues.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit tha se veprime të tilla përbëjnë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe rrezikojnë jo vetëm paqen dhe stabilitetin e Somalisë, por edhe të gjithë rajonit.

Islamabadi theksoi mbështetjen e tij për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Somalisë, duke kërkuar që çdo veprim që cenon këto parime të tërhiqet menjëherë. /mesazhi

Related posts

Zelensky prezanton planin për Samitin e dytë ndërkombëtar të paqes, synon edhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të…

admin

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

RTI

Rubio: Trump do të marrë pjesë në “samitin më të rëndësishëm” të NATO-s në Turqi

Irfan Jahiu