RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja e kënaqur me progresin e bërë në negociatat e paqes me Ukrainën

be-ja-e-kenaqur-me-progresin-e-bere-ne-negociatat-e-paqes-me-ukrainen

Presidentja e Komisionit Evropian (BE), Ursula von der Leyen tha se janë të kënaqur me progresin e arritur në bisedimet e paqes në Ukrainë pas takimeve të mbajtura në SHBA, transmeton Anadolu.

Në lidhje me çështjen, Von der Leyen bëri deklaratë në llogarinë e saj në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X. Ajo tha se realizuan një telefonatë të gjatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe disa liderë evropianë, duke shtuar se “Kemi mësuar se është bërë përparim dhe e mirëpresim këtë”.

Von der Leyen tha se BE-ja është gati të vazhdojë të punojë për të konsoliduar progresin e bërë me Ukrainën dhe SHBA-në, duke nënvizuar se një nga aspektet më të rëndësishme që nga dita e parë është sigurimi i garancive të forta të sigurisë.

Trump u takua me Zelenskyyn në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. Në fjalën e tij lidhur me takimin, Trump tha se është bërë përparim i rëndësishëm në procesin e përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë, ndërsa Zelenskyy njoftoi se është arritur marrëveshje për rreth 90 për qind të planit të paqes me 20 pika.

Related posts

Zjarret në Athinë/ Turqia i vjen në ndihmë Greqisë me dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter

admin

Vrasja e dyfishtë në Podujevë/ Prokuroria: Hetimet vijojnë ende për zbardhjen e plotë të krimit. Janë sekuestruar arma e zjarrit dhe gëzhoja

admin

Në zgjedhjet e ardhshme votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë

admin