RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

ekzekutohet-pagesa-e-shteses-per-femijet-dhe-pensionistet

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat shtesë e njëhershme në vlerë 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Kjo shtesë është edhe për kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara.

“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim. Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara”, ka njoftuar Murati.

Related posts

Për një vit u raportuan 39 raste të dhunës ndaj fëmijëve në shkolla

admin

Erdoğan: Ata që nxisin prishje të paqes me ngacmimet në Detin Egje janë mashë e dikujt tjetër

admin

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

RTI