RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Ata që nxisin prishje të paqes me ngacmimet në Detin Egje janë mashë e dikujt tjetër

erdogan:-ata-qe-nxisin-prishje-te-paqes-me-ngacmimet-ne-detin-egje-jane-mashe-e-dikujt-tjeter

Turqia e di se ata që nxisin prishjen e paqes përmes ngacmimeve në Detin Egje, në çdo moment veprojnë si “mashë” e dikujt tjetër, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne e dimë se ata që nxisin prishjen e qetësisë në Egje në çdo rast me ngacmimet dhe paturpësinë e tyre janë vetëm masha”, tha Erdoğan në një ceremoni ushtarake në Istanbul.

Erdoğan shtoi se Turqia është gjithashtu e vetëdijshme për zhurmën që po bëhet në Mesdheun Lindor për të minuar interesat e vendit.

Deklaratat e tij erdhën pasi avionët turq të angazhuar në misionet e NATO-s mbi Detin Egje dhe Mesdheun Lindor më 23 gusht u ngacmuan nga një sistem grek i mbrojtjes ajrore S-300 i prodhimit rus, i vendosur në ishullin e Kretës.

Zyrtarët ushtarakë grekë kanë mohuar rrëfimin turk për incidentin, i cili cilësohet si “armiqësor” sipas Rregullave të Angazhimit të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë po përgatitet të dërgojë të dhënat e radarit nga incidenti tek Sekretariati i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministritë e mbrojtjes të anëtarëve të aleancës. /aa

Related posts

Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe

admin

Avionë luftarakë polakë kapin një “avion zbulues rus” pranë hapësirës ajrore të Polonisë

admin

Halal Expo 2025 do të ofrojë mundësi tregtare në Stamboll

Muhamet Ramadani