RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Ministrave i Bosnjë e Hercegovinës miraton vendimin për legalizimin e kanabisit mjekësor

keshilli-i-ministrave-i-bosnje-e-hercegovines-miraton-vendimin-per-legalizimin-e-kanabisit-mjekesor

Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Sasha Magazinoviq ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i BeH-së ka miratuar vendimin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, duke e vlerësuar këtë hap si përparim historik pas një beteje shumëvjeçare dhe pengesave të shumta, raporton Anadolu.

Magazinoviq, i cili ishte i pari që e nisi çështjen e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, në rrjetet sociale tha se vendimi është rezultat i angazhimit afatgjatë, debateve publike dhe dëshmive të qytetarëve të cilëve vaji i kanabisit u ka ndihmuar në trajtim, por që për vite me radhë u ishte mohuar qasja e ligjshme në terapi.

“Pas vitesh betejash, pengesash dhe këmbënguljeje, më në fund u miratua vendimi për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ia vlejti”, tha Magazinoviq duke shtuar se i rikthehen kujtimet e konferencave të para në Parlament dhe dëshmitë e pacientëve që kërkonin t’u mundësohej një ilaç i ligjshëm.

Sipas tij, miratimi i vendimit nuk do të thotë fundi i procesit, por shtoi se nevojitet punë e mëtejshme në saktësimin dhe zbatimin e zgjidhjeve ligjore dhe nënligjore. “Hapi më i rëndësishëm është bërë, por djalli fshihet në detaje. Beteja nuk ka përfunduar, por tani është shumë më e lehtë”, tha Magazinoviq.

Ai falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në iniciativën shumëvjeçare, veçanërisht Irfan Ribiqin, i cili, siç tha, e nxiti të përfshihej në këtë betejë si dhe ministren Dubravka Boshnjak, për të cilën tha se gjeti mënyrën për të tejkaluar pengesat dhe për t’ia propozuar vendimin Këshillit të Ministrave.

Related posts

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë

admin

Bloomberg: BE dhe SHBA drejt nënshkrimit të memorandumit për partneritet strategjik mbi mineralet kritike

admin

Pakistan, 40 për qind e shkollave në rajonin Sindh janë shembur si pasojë e përmbytjeve

admin