RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagosën me armë rojën e pyllit, arrestohen gjashtë persona në Gjilan

plagosen-me-arme-rojen-e-pyllit,-arrestohen-gjashte-persona-ne-gjilan

Gjashtë persona janë arrestuar në Gjilan, në mesin e tyre një i mitur, pasi kishin sulmuar fizikisht dhe më pas plagosur me armë zjarri një roje pylli.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gadish të Gjilanit të dielën ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë”, thuhet në raportin 24 – orësh të PK-së, përcjell teve1.info

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se në veturën e të dyshuarave është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

Related posts

SHBA dërgon delegacion të lartë në Pakistan për “bisedime vendimtare” me Iranin

Hevzi

Gjermani, popullsia po plaket me ritme të shpejta

Muhamet Ramadani

Belgjikë, në vitin 2022 u regjistruan mbi 7 mijë raste të diskriminimit

Muhamet Ramadani