RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kabineti saudit: Vizita e presidentit turk tregoi forcën e marrëdhënieve dypalëshe

kabineti-saudit:-vizita-e-presidentit-turk-tregoi-forcen-e-marredhenieve-dypaleshe

Kabineti i Arabisë Saudite tha se vizita zyrtare e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në mbretëri javën e kaluar tregoi forcën e marrëdhënieve midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Kabineti, i mbledhur në kryeqytetin Riad nën kryesimin e Mbretit Salman bin Abdulaziz, u informua për bisedimet që zhvilloi Erdogan me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Kabineti tha se vizita nxori në pah natyrën e fortë të lidhjeve dypalëshe dhe pasqyroi vullnetin për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke theksuar se kjo u konkretizua përmes marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit të nënshkruara gjatë vizitës.

Gjithashtu, Kabineti autorizoi ministrin e energjisë të zhvillojë bisedime dhe të nënshkruajë marrëveshje kornizë dhe bashkëpunimi me Turqinë dhe Jordaninë për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Erdogan vizitoi Arabinë Saudite më 3 shkurt dhe më pas udhëtoi në Egjipt. Gjatë vizitës u nënshkruan marrëveshje me të dy vendet në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Related posts

Khartumi i Sudanit ka nevojë “urgjente” për ndihmë mes mungesave të rënda ushqimore

Muhamet Ramadani

Kryediplomati ukrainas: Bisedimet e mundshme Zelenskyy-Putin mund të zhvillohen në Turqi

RTI

84 trupa u gjetën në Khan Younis pas tërheqjes së Izraelit

Muhamet Ramadani