RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjykata e lartë e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente në detyrë pasi SHBA largoi Maduron

gjykata-e-larte-e-venezueles-emeron-delcy-rodriguez-presidente-ne-detyre-pasi-shba-largoi-maduron

Gjykata Supreme e Drejtësisë e Venezuelës ka njoftuar se ka urdhëruar zv/presidenten ekzekutive Delcy Rodriguez të marrë “menjëherë” dhe të ushtrojë detyrën e presidentes së përkohshme, pasi SHBA-ja arrestoi presidentin Nicolas Maduro dhe e dërgoi atë në New York, transmeton Anadolu.

Siç raporton ‘Ultimas Noticias’, gjykata urdhëroi zv/presidenten Rodriguez të marrë presidencën “në përputhje të rreptë me Kushtetutën dhe ligjet e Venezuelës”.

Tania D’Amelio, kryetare e Dhomës Kushtetuese të gjykatës, tha se vendimi u mor për të siguruar “vazhdimësinë administrative të shtetit dhe mbrojtjen e kombit”.

Gjykata deklaroi se Maduro ndodhet në një “pamundësi materiale dhe të përkohshme” për të ushtruar detyrat e tij.

Dje, qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA-në për sulme ndaj objekteve civile dhe ushtarake në disa shtete të vendit dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

Më vonë, presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi sulmin “në shkallë të gjerë”, duke shtuar se Maduro dhe bashkëshortja e tij ishin “kapur dhe larguar jashtë vendit”.

Sulmet erdhën pas muajsh presioni në rritje nga SHBA-ja ndaj Maduros, të cilin Washingtoni e akuzon për përfshirje në trafik droge. Udhëheqësi venezuelian i ka mohuar këto akuza dhe ka shprehur gatishmëri për bisedime.

Related posts

Kurti: Jam i gatshëm të bisedoj për marrëveshjet e Brukselit, por s’ka argument për Asociacionin

admin

Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani, pezullohen nga detyra pesë agjentë të Shërbimit Sekret

admin

Lampeduza – Të paktën 1 200 emigrantë në 24 orët e fundit – VIDEO

admin