RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të krishterët ortodoksë në vendet e Ballkanit festojnë Krishtlindjet

te-krishteret-ortodokse-ne-vendet-e-ballkanit-festojne-krishtlindjet

Sot në vendet e Ballkanit festohet Krishtlindja nga ana e besimtarëve ortodoksë, raporton Anadolu.

Në katedralen e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) “Shën Klimenti i Ohrit” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt manifestimi qendror, ndërsa në të gjitha kishat e KOM u mbajtën liturgjitë e Krishtlindjeve.

Në manifestimin qendror në Shkup, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, Stefani, e udhëhoqi liturgjinë, ndërsa morën pjesë shumë qytetarë.

Pas liturgjisë së Krishtlindjeve, në Katedrale u lexua mesazhi i Kryepeshkopit të KOM, Stefani.

Në manifestim ndër të tjera morën pjesë edhe Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova dhe Kryeministri Hristijan Mickoski.

Krishtlindja nga besimtarët ortodoksë u festua edhe në vendet tjera të rajonit.

Në Katedralen e Lindjes së Hyjlindëses së Shenjtë në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, sot u mbajt liturgji me rastin e shënimit të Krishtlindjes, ku morën pjesë shumë qytetarë.

Ndërsa në Tempullin e Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë të Malit të Zi u mbajt liturgjia solemne e Krishtlindjes, në të cilën morën pjesë një numër i madh besimtarësh.

Ndërkaq, në Tempullin e Shën Savës në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, mëngjesin e sotëm u mbajt liturgjia solemne e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Gjithashtu me mesazhe urimi edhe liderët e rajonit kanë uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjeve.

Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën shfrytëzojnë kalendarin Julian, të themeluar nën sundimin e Julius Caesar në vitin 45 p.e.s. dhe nuk e kanë pranuar kalendarin Gregorian i cili u themelua në vitin 1582 nga papa romak Gregori.

Dallimi në mes të dy kalendarëve është 13 ditë, prandaj besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar, dhe jo më 25 dhjetor.

Related posts

“Verë e vjetër në një shishe të re!” – Analiza e Politico: Negociatat për marrjen e Groenlandës nga SHBA ngjajnë me një marrëveshje të mëparshme

admin

Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Kryeministri izraelit urdhëron ushtrinë të bombardojë “menjëherë” urat mbi Lumin Litani në Libanin jugor

Kushtrim Guraj