RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet në Shqipëri, autoritetet vazhdojnë angazhimin në disa zona

permbytjet-ne-shqiperi,-autoritetet-vazhdojne-angazhimin-ne-disa-zona

Në Shqipëri moti i keq me reshje të dendura shiu ka vazhduar edhe në orët e fundit, ndërkohë disa zona janë prekur nga përmbytjet, transmeton Anadolu.

Sipas autoriteteve shqiptare, përveç reshjeve të shiut, disa zona janë përfshirë edhe nga reshjet e borës.

Situata më problematike me reshjet e shiut dhe përmbytjet është raportuar në qarqet Durrës, Lezhë, Gjirokastër dhe Shkodër, ku janë përmbytur banesa, biznese dhe tokë bujqësore.

Nga reshjet e dendura të shiut u përfshi edhe Qarku i Tiranës, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore.

Ndërkohë, dhjetëra familje në disa zona të vendit janë evakuuar dhe sipas autoriteteve vazhdon puna në terren për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një njoftim ka konfirmuar se koordinimi dhe puna për largimin e ujit dhe sigurinë e banorëve vazhdon në disa bashki të vendit.

“Nga dita e djeshme Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forca Tokësore vazhdojnë angazhimin me personel dhe mjete për kontrollin e situatës së krijuar nga reshjet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë, sot dhe nesër priten reshje intensive në të gjithë vendin.

“Si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte, 8 janar, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin”, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga instituti.

Related posts

Ja një vështrim mbi zhvillimet e fundit në Pa’lestinë

Muhamet Ramadani

Erdoğan diskutoi me Macronin për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

admin

“Po të presim të na shpëtojë BE, uji do na kishte ardhur deri në qafë”- Kryeministri hungarez skeptik për fondet e BE për përmbytjet: Me gjithë respektin që kemi, por…

admin