RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

COVID-19 shtyn Lojërat Aziatike për në vjeshtën e vitit 2023

covid-19-shtyn-lojerat-aziatike-per-ne-vjeshten-e-vitit-2023

Lojërat e 19-ta Aziatike do të mbahen në qytetin kinez Hangzhou nga 23 shtatori deri më 8 tetor të vitit 2023

Këshilli Olimpik i Azisë (OCA) ka bërë të ditur se Lojërat Aziatike janë shtyrë për në vjeshtën e vitit të ardhshëm për shkak të shpërthimit të koronavirusit COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojërat e 19-ta Aziatike do të mbahen në qytetin kinez Hangzhou nga 23 shtatori deri më 8 tetor të vitit 2023.

Turneu fillimisht ishte planifikuar të zhvillohet nga 10 deri më 25 shtator të këtij viti, por u shtynë për shkak të shqetësimeve të koronavirusit në vend.

Sipas njoftimit të OCA-s, palët e interesuara, përfshirë Komitetin Olimpik Kinez dhe Komitetin Organizativ të Lojërave Aziatike në Hangzhou (HAGOC), mbajtën diskutime për dy muaj për të gjetur një “dritare” për lojërat, me qëllim që mos të bien ndesh me ngjarjet e tjera të mëdha sportive ndërkombëtare. /aa

Related posts

Policia izraelite arreston një shtetase turke në Aksa, tentuan ta largonin teksa lexonte Kuranin

admin

Ligji i ri në Francë shton fuqitë e spiunimit të policisë me anë të aparateve personale

Muhamet Ramadani

Milanoviq: Kosova i është lënë vetvetes, humbën mbështetjen e aleatëve të tyre

admin