RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sindikata e Policisë njofton: Pagesat e dhjetorit për familjet e policëve të rënë nuk janë realizuar

sindikata-e-policise-njofton:-pagesat-e-dhjetorit-per-familjet-e-policeve-te-rene-nuk-jane-realizuar

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se familjet e policëve të rënë gjatë detyrës nuk kanë marrë pagesën për muajin dhjetor, përkundër kërkesës së bërë nga Drejtoria e Financave.

Në një komunikatë zyrtare, sindikata thekson se pavarësisht kërkesës për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 290,000 euro, ato ende nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave:

“Si pasojë, familjet e policëve të rënë në detyrë, të cilët janë një kategori e shenjtë dhe e respektuar për vendin tonë, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e ka quajtur këtë situatë të papranueshme dhe të dhimbshme për familjet e prekur dhe i bën thirrje institucioneve për zgjidhje urgjente:

“Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve”, thuhet tutje.

Related posts

Baçeviqi dënohet me pesë vjet burgim për krime lufte në Bellopojë të Pejës

admin

“Kurti brenda pak orëve ose ditëve do të ftoj në takim Abdixhikun”

Hevzi

Kurti: Mbështetja në investim për energjinë e ripërtëritshme, fuqizon familjet dhe bizneset

Muhamet Ramadani