RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

trump-urdheron-komandantet-te-hartojne-“planin-e-pushtimit”-te-grenlandes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu.

Një raporti nga gazeta britanike ‘Daily Mail’ tha se “skifterët e politikës rreth presidentit amerikan”, pas suksesit të SHBA-së në kryejen e operacionit ushtarak në Venezuelë, që çoi në kapjen e presidentit Nicolas Maduro, “duan të lëvizin shpejt për të pushtuar ishullin përpara se Rusia ose Kina të ndërmarrin një hap”.

Sipas raportit, Trump ka udhëzuar Komandën e Përbashkët të Operacioneve Speciale (JSOC) të hartojë një plan pushtimi, por shefat e Shtabit të Përbashkët e kundërshtojnë këtë veprim, duke argumentuar se ai do të ishte i paligjshëm dhe pa mbështetje nga Kongresi.

Të premten, pas komenteve të Trumpit që shprehën interes për marrjen e Grenlandës, udhëheqësit e partive politike të Grenlandës thanë “nuk duam të jemi amerikanë, nuk duam të jemi danezë, por duan të jemi grenlandezë”.

Duke folur në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë të premten, Trump tha: “Ne do të bëjmë diçka për Grenlandën, pavarësisht nëse atyre u pëlqen apo jo, sepse nëse nuk e bëjmë ne, Rusia ose Kina do ta marrin Grenlandën dhe ne nuk duhet ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinj”.

“Do të doja të bëja një marrëveshje në mënyrën e lehtë, por nëse nuk e bëjmë në mënyrën e lehtë, do ta bëjmë në mënyrën e vështirë”, shto ai.

Komentet e Trumpit kanë nxitur dënime të forta, me vendet evropiane në veçanti që paralajmërojnë se një lëvizje e tillë mund të nënkuptojë fundin e NATO-s.

Related posts

Turqi, shtetasja gjermane pranon Islamin në Aydın

Muhamet Ramadani

Policia sekuestron sasi tjetër të armëve të përdorura në sulmin terrorist në Banjskë

Muhamet Ramadani

“Ndaloni këto plane të çmendura’, Liga Arabe paralajmëron kundër sulmit në Rafah

admin