RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Ferizaj–Gjilan

mbyllet-per-qarkullim-nje-segment-i-rruges-ferizaj–gjilan

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se një pjesë e aksit rrugor Ferizaj–Gjilan, konkretisht segmenti në fshatin Sojevë, është mbyllur për qarkullim.

Sipas tij, rrugët e tjera në rajonin e Ferizajt mbeten të kalueshme. Veseli ka rekomanduar që drejtuesit e automjeteve të përdorin rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas.

Ai ka sqaruar se në përgjithësi rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, janë kryesisht të hapura për qarkullim. Megjithatë, aksi Ferizaj–Gjilan në segmentin e fshatit Sojevë mbetet i bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.

Related posts

Historia e pazakontë e vogëlushes në Turqi: Nën rrënoja më ushqeu një burrë mjekërbardhë

Muhamet Ramadani

Rritet në 73.419 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

admin

Kina përsërit thirrjen për kalim të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit

Kushtrim Guraj