RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia sekuestron sasi tjetër të armëve të përdorura në sulmin terrorist në Banjskë

policia-sekuestron-sasi-tjeter-te-armeve-te-perdorura-ne-sulmin-terrorist-ne-banjske

Pas ngjarjeve të fundit në fshatin Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot kontrollin në zonën e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.

Me ç’rast, sot janë sekuestruar një sasi të armëve të rënda, municionet e pajisjeve të ndryshme ushtarake, përcjell teve1.info

Siç bën të ditur PK-ja, gjërat e sekuestruara janë këto:

antiplumb,

karikator me 30 fishek,

kapelë dhe doreza,

maskë ngjyrë e gjelbërt,

maskë tjetër,

antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,

çantë e vogël për brez,

pjesë e sipërme e uniformes,

antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,

armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,

një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,

gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,

armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

radio lidhje motorol,

zolle,

kapelë ngjyrë ushtarake,

një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,

një karikator,

radio lidhje,

xhakete shiut,

një pako me cigare,

“Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related posts

Lirimi i policëve të rrëmbyer nga Serbia, Osmani falënderon SHBA-në

admin

Rasti i dhunimit i të miturës, Kurti: Nuk mjaftojnë dy dorëheqje, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?

admin

Lehtësime në pikat kufitare dhe bashkëpunim në arsim, Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë

rezart morina