RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bangladeshi shpreh interes për t’u bashkuar me forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza

bangladeshi-shpreh-interes-per-t’u-bashkuar-me-forcen-nderkombetare-te-stabilizimit-ne-gaza

Bangladeshi ka njoftuar se i ka shprehur Shteteve të Bashkuara interesin për t’u bërë pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit që pritet të dislokohet në Rripin e Gazës.

Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë bangladeze, këshilltari për sigurinë kombëtare, Khalilur Rahman, u takua në Uashington me diplomatë amerikanë, përfshirë Allison Hooker dhe Paul Kapur.

Gjatë takimit, Rahman “shprehu në parim interesin e Bangladeshit për të qenë pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit që do të dislokohet në Gaza”, thuhet në deklaratë. Autoritetet nuk dhanë detaje mbi natyrën apo përmasat e kontributit të mundshëm të Bangladeshit në këtë forcë. /mesazhi

Related posts

Ministri i Jashtëm turk Fidan zhvillon bisedë telefonike me homologun uzbek

Muhamet Ramadani

Organizatat bamirëse të Gazës mbledhin donacione për fëmijët në Turqi, Siri

admin

Forcat izraelite arrestojnë një lider të lartë të Hamasit

admin