RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë një lider të lartë të Hamasit

forcat-izraelite-arrestojne-nje-lider-te-larte-te-hamasit

“Nayef al-Rajoub u arrestua pasi forcat izraelite bastisën shtëpinë e tij”, në qytetin Dura, në jugperëndim të Hebronit, tha djali i tij Mohamed për AA

Forcat izraelite sot kanë arrestuar një udhëheqës të lartë të Hamasit gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur djali i tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nayef Al-Rajoub u arrestua pasi forcat izraelite bastisën shtëpinë e tij”, në qytetin Dura, në jugperëndim të Hebronit, tha djali i tij Mohamed për AA.

Nuk është dhënë asnjë arsye për arrestimin e Al-Rajoub.

Udhëheqësi i Hamasit u lirua nga forcat izraelite në janar pas 8 muajve në paraburgim administrativ.

Politika e ndalimit administrativ u lejon autoriteteve izraelite të mbajnë palestinezët pa akuzua.

Nayef al-Rajoub është vëllai i liderit të lartë të Fatahut, Jibril al-Rajoub. Ai u zgjodh ligjvënës gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2006 të fituara nga Hamasi.

Ai më parë ka shërbyer si ministër i vakëfeve fetare.

Në një tjetër zhvillim, një palestinez u plagos nga forcat izraelite gjatë përleshjeve në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor, njoftoi një burim mjekësor lokal.

Dhuna shpërtheu kur forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Dheisha, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj kanë arrestuar 4 palestinezë nga kampi Dheisha dhe 3 të tjerë nga qyteti Dura afër Hebronit. /aa

Related posts

Erdoğan: Rezultate, e jo fjalë duam nga Suedia dhe Finlanda

admin

Trepça e liron Bashkim Kurtin nga detyra e kryeshefit ekzekutiv

RTI

Deti Mesdhe, “rruga e vdekjes” për emigrantët

admin