RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen katër persona për narkotikë

arrestohen-kater-persona-per-narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 4 persona gjatë ditës së djeshme për posedim, shtije, shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Tre prej trye janë arrestuar në Fushë – Kosovë, ku njëri nga të arrestuarit ka qenë i mitur të cili i janë gjetur 4.24 gramë substancën narkotike e llojit marihuanë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur 4.24 gramë substancën narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të vendbanimit të njërit nga të dyshuarit është gjetur 45.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Prizren është arrestuar një person të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 4.96 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Related posts

OKB: Pasojat e operacionit izraelit në Rafah do të ishin katastrofike

admin

Ga’za, numri i të vrarëve nga sulmet iz’raelite rritet në 37.431

admin

Erdoğan: Turqia po përjeton pikën kulmore në sektorin e turizmit

admin