RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk i thotë homologut sirian se “eliminimi i plotë i terrorizmit” është jetik për Sirinë dhe rajonin

presidenti-turk-i-thote-homologut-sirian-se-“eliminimi-i-plote-i-terrorizmit”-eshte-jetik-per-sirine-dhe-rajonin

Eliminimi i plotë i terrorizmit nga territori sirian është i domosdoshëm si për Sirinë, ashtu edhe për gjithë rajonin, i ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan homologut të tij sirian Ahmad al-Sharaa gjatë një bisede telefonike të dielën, transmeton Anadolu.

“Mbështetja e Turqisë për Sirinë në shumë fusha, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, do të vazhdojë të rritet”, i ka thënë Erdogan al-Sharaas, bëri të ditur drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, në një deklaratë në platformën sociale turke NSosyal.

Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Siri, ndërsa Erdogan theksoi se Turqia i kushton rëndësi integritetit territorial, unitetit, kohezionit, stabilitetit dhe sigurisë së Sirisë.

Related posts

Ush’tria iz’raelite thotë se ka përfunduar operacionet ush’tarake në zonat në jug të Rripit të Ga’zës

admin

Rëndohet gjendja nga vërshimet e ujit në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar

admin

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

admin